Futboll

Raphinha: Duam ta fitojmë çdo trofe këtë edicion

Raphinha

Skuadra e Barcelonës ka për qëllim që t’i fitojë të gjitha trofetë këtë edicion. Kështu të paktën ka deklaruar sulmuesi brazilian, Raphinha. 

Braziliani në konferencën e mbajtur të martën para ndeshjes me Bayern Muenchenin, ka deklaruar se skuadra duhet të punojë shumë për ta arritur këtë qëllim. 

“Qëllimi është të fitojmë Ligën e Kampionëve e La Ligën. Duhet të përkushtohemi të fitojmë sa më shumë tituj këtë edicion. Ne do të luftojmë këtë edicion në Ligën e Kampionëve. Ne do të luftojmë për njëri-tjetrin, duhet të jemi të përgatitur dhe duhet të punojmë shumë”, ka theksuar sulmuesi i Barçës. 

Barcelona dhe Bayerni do të përballen të mërkurën nga ora 21:00 në kuadër të Ligës së Kampionëve. Të shtunën Barçën e pret edhe një ndeshje e vështirë. Do të takohet me Real Madridin si mysafir nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së 11-të të La Ligas.