Futboll

Ramaj transferohet te Dortmundi, huazohet te Copenhageni

Diant Ramaj

Portieri kosovar, Diant Ramaj ka bërë lëvizje të rëndësishme në karrierë. Ai firmosi të hënën mbrëma me gjigantin gjerman, Borussia Dortmund.

Te Dortmundi, 23-vjeçari kaloi nga Ajaxi holandez.

Por klubi gjerman menjëherë e huazoi te Copenhageni në Danimarkë, ku do të qëndrojë deri në fund të edicionit.