Futboll

Ramadani i lumtur për kthimin në fushë

Ylber Ramadani

Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani është i lumtur që u kthye të dielën në fushë pas mungesës në dy ndeshjet e kaluara. Ramadani 28-vjeçar luajti nga minuta e parë te Lecce që barazoi 1:1 ndaj Cagliarit të dielën.

Ndeshja Cagliari – Lecce i takoi javës së 35-të të Serie A, ndërsa ishte e para e Ramadanit pas lëndimit. Ai i mungoi Lecces në dy ndeshjet e kaluara, ndërsa të dielën u paraqit deri në minutën e 72-të. Ai në minutën e 56-të u ndëshkua me karton të verdhë.

“Vetëm dy javë më parë isha në spital, nuk ndihesha mirë dhe sot dola në fushë. Për këtë dua të falënderoj trajnerin dhe klubin që më kanë treguar mbështetjen e tyre. Fokusi im ishte të luaja mirë. Sinqerisht, nëse do të ishte në dorën time, do të luaja tashmë kundër Monzës një javë më parë, sepse për mua, paraqitja në fushë, kontributi është gjithçka”, ka thënë Ramadani. Ai ka theksuar se Lecce ende nuk e ka siguruar mbijetesën.

“Matematikisht ende nuk e kemi siguruar. Nuk kemi përgatitur festë. prej ardhjes time në Lecce, jam ndjerë si në shtëpi. Për ne tifozët janë një burim krenarie dhe pa ata nuk do të kishim pikët që kemi tani”, është shprehur Ramadani. Lecce është në vendin e 13-të me 37 pikë