Futboll

Qiproja e fiton ndeshjen e parë në grupin e Kosovës

Qipro

Qiproja ka fituar pikët e para në Grupin C2 të Ligës së Kombeve.

Të premten mbrëma, Qiproja fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Lituanisë. Ndeshja u zhvillua në Kaunas të Lituanisë.

Ndeshja u vendos në minutën e 34-t, kur Ioannis Pittas e realizoi golin e vlefshëm tri pikë.

Qiproja e Lituania janë autsajdere të Grupit 2 të Ligës së Kombeve.

Të hënën, Qiproja e pret Kosovën në Larnaca, ndërsa Lituania luan në Bukuresht ndaj Rumanisë.