Sulmuesi i skuadrës Hvidovre në Danimarkë, Lirim Qamili, ka shënuar gol të rëndësishëm për ekipin e tij që po garon për mbetje në elitën e futbollit danez.
Qamili me Hvidovren fituan në udhëtim tek Odense me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së 27-të.
25-vjeçari realizoi për 2:0 në minutën e 82-të. Ai e kompletoi këtë ballafaqim.
Agon Muçolli ishte i lënduar dhe nuk u paraqit tek Odense që ka 26 pikë në vendin e nëntë.
Hvidovre po lufton për mbetje në elitë dhe aktualisht ka 18 pikë në vendin e fundit.