Futboll

Qamili shënon gol për Sonderjysken

Lirim Qamili

Sulmuesi Lirim Qamili ka shënuar gol për Sonderjysken në elitën e futbollit të Danimarkës të shtunën.

Por goli i 26-vjeçarit nuk i ka mjaftuar ekipit të tij që u mposht 3:2 në udhëtim te Midtjyllandi, 3:2, në ndeshjen e xhiros së gjashtë. 

Qamili në minutën e katërt i dha epërsinë mysafirëve, ndërsa bashkë me Sefer Eminin, e kompletuan ndeshjen. 

Qamili në edicionin aktual e ka edhe një asistim. 

Sonderjyske ka katër pikë në gjashtë ndeshje të luajtura, kurse Midtjyllandi ka 14 pikë.