Futboll

Qamili kontribuon me asistim në fitoren e Sonderjyskes

Lirim Qamili

Me asistimin e parë të Lirim Qamilit në edicionin e ri të Superligës së Danimarkës, Sonderjyske të dielën i siguroi pikët e plota në udhëtim te Randersi. 

Qamili, i cili në gusht iu bashkua Sonderjyskes së elitës daneze nga Hvidovre e kategorisë së dytë të futbollit në Danimarkë, asistoi në golin për 2:1, tre minuta pas pushimit. 

Me këtë rezultat në të mirë të Sonderjyskes edhe u mbyll ndeshja e xhiros së pestë.  

Qamili e kompletoi ndeshjen, kurse Sefer Emini u zëvendësua në minutën e 60-të. 

Sonderjyske është në vendin e nëntë me katër pikë.