Futboll

Publikohet lista e futbollisteve të Kosovës U19

Kosova U-19 lista

Përzgjedhësja e Kosovës U19, Albina Rrahmani, të hënën e ka publikuar listën prej 20 futbollisteve për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian të vitit 2025. 

Turneu kualifikues i Grupit 1 të Ligës A, ku bëjnë pjesë katër përfaqësuese, do të zhvillohet në Gjermani. 

Pikërisht ndaj Gjermanisë, më 27 nëntor, Kosova U19 e luan ndeshjen e parë, kurse të dytën e ka kundër Danimarkës më 30 nëntor. Më 3 dhjetor futbollistet e reja të Kosovës luajnë kundër Greqisë.