Futboll

PSG-ja pa yje fiton në udhëtim te Nice

Paris Saint German - PSG

Një numër i madh i lojtarëve të ekipit titullar nuk luajti te PSG-ja në fitoren në udhëtim te Nice, 2:1.

Në mesin e tyre nuk ishte as Kylian Mbappe.

Megjithatë, PSG-ja e fitoi ndeshjen e parafundit të Ligue 1.

Bradley Barcola dhe Yoram Zague në minutën e 18-të e të 23-të, i shënuan golat e fitores për PSG-në.

Për Nicen shënoi Mohamed-Ali Cho në minutën e 32-të.

PSG-ja kampione ka 73 pikë në vendin e parë.

Nice mbetet me 54 pikë në vendin e pestë, dhe është kualifikuar në Ligën e Evropës.

Në fundjavë, PSG-ja luan në udhëtim te Metzi në ndeshjen e fundit të kampionatit, kurse finalen e Kupës së Francës e luan kundër Lyonit më 25 maj.