Paris Saint-Germaini ka shënuar tri fitore në po aq ndeshje të luajtura në edicionin aktual të Ligue 1 të Francës.
Ka nëntë pikë në tri ndeshje dhe prin në tabelë.
PSG-ja e pret Brestin të shtunën nga ora 21:00, në ndeshjen e xhiros së katërt.
Bresti është në vendin e 12-të me vetëm tri pikë, pas dy disfatave e një fitoreje.
Në edicionin e kaluar, kjo skuadër përfundoi në vendin e tretë dhe u kualifikua në Ligën e Kampionëve për herën e parë.
Por, ekipi i drejtuar nga trajneri Luis Enrique po kalon formë të shkëlqyer aktualisht.
Në tri ndeshjet e para ka shënuar plot 13 gola, ndërsa ka pësuar vetëm dy gola.