Paris Saint-Germaini ka vazhduar formën e mirë edhe në kampionatin elitar të Francës.
PSG-ja të dielën në “Parkun e Princave” fitoi 3:1 përballë Marseillet, në ndeshjen e xhiros së 26-të.
Ousmane Dembele dhe Nuno Mendes realizuan në pjesën e parë.
Amine Gouiri i mysafirëve e realizoi golin e vetëm, ndërsa autogoli i mbrojtësit spanjoll Pol Lirola, ishte i fundit në ndeshje për fitoren e parisienëve.
PSG-ja në vendin e parë ka 68 pikë, kurse Marseille mbetet në pozitën e dytë me 49 pikë.