Futboll

PSG-ja e fiton ndeshjen e parë pa Mbappen

PSG

Paris Saint-Germaini e ka nisur me fitore periudhën pa Kylian Mbappen që u transferua te Real Madridi. 

PSG-ja të premten mbrëma në ndeshjen e parë të kampionatit të ri në Ligue 1, fitoi 4:1 në udhëtim te Le Havre. 

Lee Kang-In shënoi për 1:0 në minutën e tretë, ndërsa vendësit barazuan rezultatin në minutën e 48-të me Gautier Llorisin. 

Në minutën e 54-t, vendësve iu anulua goli i Josue Casimirit për prekje me dorë. 

Ousmane Dembele, Bradley Barcola dhe Randal Kolo Muani, shënuan për 4:1, në pesë minutat e fundit të ndeshjes.