Futboll

PSG e mbyll edicionin me fitore

Paris Saint Germaini

Paris Saint-Germaini e ka mbyllur me fitore edicionin në Ligue 1. 

Të dielën mbrëma, Parisi fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Metzit. Ndeshja i takoi xhiros së 34-t, përkatësisht të fundit në kampionatin francez.

Parisi fitoren e siguroi herët. Në minutën e shtatë për 1:0 realizoi Carlos Soler. Lee Kang-in, që asistoi në golin e parë, realizoi të dytin në minutën e 12-të.

Parisi ka fituar shumë më herët titullin. Edicionin e ka përfunduar me 76 pikë, nëntë më shumë se Monaco.

Superylli Kylian Mbappe nuk ishte fare i grumbulluar për këtë ndeshje. Prej minutës së 62-të luajti Ethan Mbappe, vëllai i tij.

PSG-ja më 25 maj luan në finale të Kupës së Francës ndaj Lyonit.