Futboll

Prishtina njofton se e ka kompletuar stafin e trajnerëve

KF Prishtina

Stafi i trajnerëve është i kompletuar te skuadra e Prishtinës, ka njoftuar klubi i kryeqytetit të enjten mbrëma në Facebook. 

Në stafin e trajnerëve te Prishtina, ndihmës të kryetrajnerit Jean-Michell Cavalli, janë Moulay Azzegouarh, Liridon Kukaj, Behar Maliqi dhe trajneri i portierëve, Ahmet Beselica.

Prishtina e zyrtarizoi në qershor trajnerin 66-vjeçar, Jean-Michel Cavalli, si trajner të ri të skuadrës.

Së fundi Prishtinën e drejtoi nigeriani Emmanuel Egbo. Prishtina u mposht në finale të kupës dhe përfundoi e pesta në kampionat.