Futboll

Prishtina i bashkohet Llapit në finale të Kupës në futboll

Prishtina

Prishtinës i kanë mjaftuar tre golat e pjesës së parë për të siguruar kalimin në finale të Kupës së Kosovës në futboll. 

Prishtina të mërkurën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mposhti Dritën me rezultat 3:0.

Prishtina e kishte fituar edhe ndeshjen e parë gjysmëfinale në Gjilan me rezultat 1:0. Dhe me rezultat të përgjithshëm 4:0 siguroi paraqitjen në finale. Drita është duke kryesuar bindshëm garën për titull të kampionit. Por të mërkurën u eliminua në gjysmëfinale nga Prishtina, që ka mbetur prapa për të siguruar tri vendet e para që sigurojnë paraqitjen në garat evropiane të edicionit të ardhshëm. Kupa mbetet gara e vetme për të siguruar Evropën.

Golat e fitores për Prishtinën i shënoi Ardian Muja (10’, 39’) dhe Albin Krasniqi (44’).

Edhe për Llapin mbetet Kupa, rruga e vetme për t’u paraqitur në Evropë.

Llapi po ashtu të mërkurën gjatë ditës e ka siguruar finalen pasi eliminoi në gjysmëfinale Drenicën.

Llapi mposhti Drenicën në Skenderaj me rezultat 2:0. Me rezultat të njëjtë kishte fituar edhe në Podujevë.


Prishtina i afrohet finales

Prishtina e ka mbyllur me epërsi të lartë pjesën e parë të ndeshjes e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Prishtina mbylli me rezultat 3:0 pjesën e parë ndaj Dritës.

Ndeshja po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dy golat e parë për Prishtinën i shënoi Ardian Muja. Të parin në minutën e 10-të me asistim të Ramiz Bytyqit, kurse të dytin në minutën e 39-të me asistim të Leotrim Kryeziut. 

Në minutën e 44-t, Albin Krasniqi nga gjuajtja e lirë shënoi golin e tretë për Prishtinën, e cili e kishte fituar ndeshjen e parë në Gjilan me rezultat 1:0.


Prishtina në epërsi ndaj Dritës

Prishtina ka kaluar në epërsi në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. 

Golin për 1:0 e shënoi Ardian Muja me asistim të Ramiz Bytyqit.

Muja realizoi golin në minutën e 10-të. Prishtina e kishte fituar edhe ndeshjen e parë në Gjilan 1:0 ndaj Dritës.