Futboll

Prishtina fiton gjysmëfinalen e parë me Dritën

Kf Pri

Me gol të hershëm të minutës së pestë, Prishtina ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Prishtina të mërkurën mposhti Dritën 1:0, në ndeshjen e luajtur në fushën me bari artificial në Gjilan.

Golin e fitores për Prishtinën e shënoi Ardian Muja. Ai realizoi nga penalltia të cilën e siguroi Leotrim Kryeziu. Drita nuk arriti të barazoj shifrat, ndonëse kishte epërsi numerike në fushë. Prishtina nga minuta e 26-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Kapiteni Ardian Limani u përjashtua me karton të kuq. Limani ishte kapiten edhe te Drita në të kaluarën. 

Te Drita ka punuar edhe trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi. Për Thaqin ishte ndeshja e parë pas rikthimit te Prishtina.

Drita është duke kryesuar bindshëm në tabelë në garën për titull të kampionit. Ndeshja e kthimit është pas dy javësh.

Gjysmëfinalja tjetër është mes Llapit dhe Drenicës. Zhvillohet të enjten nga ora 15:00 në Podujevë.

Llapi po garon për mbetje në Superligë, ndërsa aktualisht është në zonën që dërgon në kategorinë e dytë. Ndërkohë Drenica është lidere në Grupin A të Ligës së Parë. 

Fituesja e Kupës së Kosovës kualifikohet për raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.


Prishtina me një lojtar më pak mbyll me epërsi pjesën e parë

Ndonëse me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 26-të pas përjashtimit të Ardian Limanit, Prishtina e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës kundër Dritës.

Golin e vetëm gjatë 45 minutave të parë për Prishtinën ne shënoi herët në minutën e pestë. Nga penalltia realizoi Ardian Muja. 
Drita nuk arriti të barazoj shifrat, ndonëse kishte epërsi numerike në fushë.

Ndeshja Drita – Prishtina po luhet në fushën me bari artificial në Gjilan. Prishtinën për herë të parë pas rikthimit po e drejton trajneri Arsim Thaqi. Thaqi më herët ka punuar edhe te Drita, skuadër që është duke kryesuar bindshëm në tabelë në garën për titull të kampionit.