Klubi i futbollit Prishtina do t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore kundër skuadrave turke në Bolu të Turqisë, ku edhe është duke e zhvilluar fazën përgatitore për edicionin 2024/2025.
Prishtina më 21 korrik luan kundër Gençlerbirligit, kurse tri ditë më vonë ndaj Gaziantepit. Më 31 korrik përballet me Pendiksporin.
Gaziantepi paraqitet në Superligën turke, kurse Gençlerbirligi dhe Pendikspori në kategorinë e dytë. Pendikspori edicionin e kaluar ra nga elita e futbollit turk.
Prishtina ka bërë shumë ndryshime për edicionin e ri të Superligës. Ka angazhuar trajnerin me përvojë, francezin Jean-Michell Cavalli, si dhe është përforcuar me disa lojtarë.