Drita ka realizuar gol në minutën e 95-të për ta shmangur disfatën ndaj Prishtinës.
Derbi i zjarrtë ndërmjet Prishtinës dhe Dritës është mbyllur baras 3:3.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën mbrëma dhe i takoi javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Vendësit kaluan në epërsi në minutën e 25-të me golin e shënuar nga Leotrim Kryeziu.
Madje Kryeziu humbi edhe penallti në minutën e dhjetë.
Diar Halili realizoi gol të bukur nga distanca në minutën e 36-të për 2:0.
Goditjen e Halilit e devijoi Juan Camilo Mesa.
Drita e ngushtoi rezultatin në minutën e 61-të me golin e shënuar nga Besnik Krasniqi. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.
Drilon Islami shënoi për 3:1 në të mirë të Prishtinës në minutën e 75-të.
Golin e dytë për Dritën e shënoi Albert Dabiqaj në minutën e 77-të.
Në minutën e 95-të mesfushori Rron Broja ia siguroi një pikë shumë të rëndësishme skuadrës gjilanase pasi e barazoi rezultatin në 3:3.
Prishtinës iu anulua edhe një gol i Axel Gnapit në minutën e 63-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Drita pavarësisht humbjes mbetet lider me 44 pikë.
Prishtina ka 29 pikë në vendin e katërt.
Krasniqi shënon ndaj ish-skuadrës
Besnik Krasniqi ka shënuar gol ndaj ish-skuadrës.
Mbrojtësi i krahut të djathtë që aktivizohet te Drita, realizoi për 2:1 në minutën e 61-të.
Prishtina është duke fituar 2:1.
Për Krasniqin është goli i shtatë i edicionit aktual.
Prishtina po e fiton derbin me Dritën me dy gola epërsi
Skuadra e Prishtinës është duke e mposhtur 2:0 Dritën pas pjesës së parë.
Kjo ndeshje i takon javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Për 1:0 realizoi Leotrim Kryeziu në minutën e 25-të.
Madje Kryeziu humbi edhe penallti në minutën e dhjetë.
Diar Halili realizoi gol të bukur nga distanca në minutën e 36-të për 2:0.
Goditjen e Halilit e devijoi Juan Camilo Mesa.
Supergol i Halilit, Prishtina dyfishon rezultatin
Prishtina e ka dyfishuar rezultatin ndaj Dritës.
Diar Halili realizoi gol të bukur nga distanaca në minutën e 36-të për 2:0.
Goditjen e Halilit e devijoi Juan Camilo Mesa.
Kjo ndeshje i takon javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina në epërsi
Skuadra e Prishtinës ka kaluar në epërsi ndaj Dritës.
Për 1:0 realizoi Leotrim Kryeziu në minutën e 25-të.
Kryeziu humbi edhe penallti në minutën e dhjetë.
Kjo ndeshje i takon javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina humb penallti
Prishtina nuk e ka shfrytëzuar mundësinë që të kalonte në epërsi ndaj Dritës.
Leotrim Kryeziu humbi penallti në minutën e dhjetë.
Goditjen e tij e priti portieri i Dritës, Faton Maloku.
Kjo ndeshje i takon javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.