Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë për “Sky” se Mohamed Salah është lojtar i mrekullueshëm, porse nuk e mendon transferimin e tij. Al-Khelaifi ka mohuar interesimin për Salahun.
Lajmet për transferimin e Salahut te PSG-ja, presidenti i klubit parisien ka thënë se janë të rreme.
“Ai është lojtar fantastik dhe i mrekullueshëm, por të jem i sinqertë se ne kurrë nuk kemi pasur interesim për të. Ne kemi një nga ekipet me moshën më të re në Evropë. Ne po ndërtojmë një ekip për të ardhmen me trajnerin tonë të mrekullueshëm”, ka thënë Al-Khelaifi të martën.
Sulmuesi 32-vjeçar me Liverpoolin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ka raportime se Salah po negocion me klubin anglez për vazhdimin e kontratës edhe për një vit tjetër. Në 20 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni egjiptiani ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me 11 asistime.