Futboll

Potter, opsion për trajner të Unitedit

Graham Potter

Graham Potter shihet si opsion për t’u emëruar trajner i Manchester Unitedit, shkruan të enjten “BBC”. Mediumet angleze raportojnë se Erik Ten Hag nuk e ka të sigurt qëndrimin edhe më gjatë si shef i shtabit teknik tek Unitedi.

Anglezi së fundmi punoi për nëntë muaj te skuadra Chelseat. Nën drejtimin e Potterit, Chelsea pati 12 fitore, tetë barazime e 11 humbje në 31 ndeshje. Më drejtuar edhe Brightonin, Swansean dhe Ostersundin.

Holandezi Ten Hag është prej vitit 2022 trajner i Unitedit, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2025. Ka punuar edhe te Ajaxi.

Nën drejtimin e Ten Hagut, Unitedi nga 105 ndeshje ka shënuar 63 fitore, 13 barazime e 29 humbje.