Futboll

Potter mund ta zëvendësojë Vant Schipin tek Ajaxi

Graham Potter

Trajneri Graham Potter mund ta marrë drejtimin e Ajaxit nga edicioni i ardhshëm, shkruan të premten “Guardian”. Mësohet se John van 't Schip nuk e ka të sigurt qëndrimin edhe më gjatë si shef i shtabit teknik tek Ajaxi.

Anglezi së fundmi punoi për nëntë muaj te skuadra e Chelseat. Nën drejtimin e Potterit, Chelsea ka arritur 12 fitore, tetë barazime e 11 humbje në 31 ndeshje. Ndërsa ka drejtuar edhe Brightonin, Swansean dhe Ostersundin.

Holandezi John van 't Schip është prej vitit 2023 trajner i Ajaxit, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2025. 

Nën drejtimin e John van 't Schipit, Ajaxi nga 29 ndeshje ka shënuar 14 fitore, nëntë barazime e gjashtë humbje.