Futboll

Porto e fiton kupën e Portugalisë

Porto

Mehdi Taremi e ka mbyllur aventurën e tij te Porto me triumfin në Kupën e Portugalisë.

Të dielën skuadra e Portos ka fituar me rezultat 2:1 në finale ndaj Sportingut të Lisbonës. Ndeshja është vendosur pas vazhdimeve.

Mbrojtësi Jeremiah St. Juste në minutën e 20-të e kaloi në epërsi 1:0 Sportingun. Pesë minuta më pas Evanilson i barazoi shifrat në 1:1.

Sulmuesi Mehdi Taremi nga penalltia në minutën e 100-të e shënoi golin e fitores, 2:1. Taremi më parë ka njoftuar për largimin nga skuadra e Portos ndërsa nga edicioni i ardhshëm do të luaj për Interin.

Për Porton ky është trofeu i 20-të i Kupës së Portugalisë.