Futboll

Portieri Ramaj gati për përballjen tjetër ndaj Brondbyt

Diant Ramaj

Portierit kosovar të Copenhagenit, Diant Ramaj, i ka përfunduar të dielën suspendimi me tri ndeshje për goditjen me kokë që i ka dhënë portierit rezervë të Brondbyt, Thomas Mikkelsen, pas derbit të xhiros së 25-të të Superligës së Danimarkës.

Ramaj kishte kapur fillimisht për fanelle Mikkelsenin e më pas kishte goditur me kokë portierin rezervist të Brondbyt. Ramaj ishte ndëshkuar me karton të kuq. U suspenduar me tri ndeshje. Por portieri i huazuar te Copenhageni nga Borussia Dortmundi, do të jetë gati për ndeshjen për Kupë, të cilën Copenhageni e luan të mërkurën. E të dielën Copenhagen luan kundër Brondbyt në udhëtim. Kjo ndeshje i takon xhiros së 29-të të Superligës daneze.