Përfaqësuesja e Polonisë në futboll e ka fituar ndeshjen e parë miqësore para “Euro 2024”. Të premten mbrëma, Polonia e mposhti Ukrainën me rezultatin 3:1.
Mbrojtësi Sebastian Walukiewicz realizoi për 1:0 në minutën e 11-të.
Pesë minuta më pas mesfushori Piotr Zielinski e shënoi golin e dytë në ndeshje.
Taras Romanczuk në minutën e 30-të e realizoi golin e tretë dhe të fundit në ndeshje për Poloninë.
Ukraina golin e vetëm e shënoi në minutën e 41-të përmes sulmuesit të Gironas Artem Dovbyk.
Miqësoren e dytë Polonia do ta ketë të hënën ndaj Turqisë. Polonia në Evropian është në Grupin D së bashku me Holandën, Austrinë dhe Francën.