Futboll

Policia arrestoi personin që lëvizte i maskuar në çatinë e stadiumit në Dortmund

Personi që lëvizte i maskuar në çatinë e stadiumit në Dortmund

Ndeshja në Dortmund ndërmjet Gjermanisë dhe Danimarkës u karakterizua me shumë ndërprerje, por edhe paraqitjen një personi të maskuar që lëvizte në çatinë e stadiumit “Signal Iduna Park”. 

Gjermania fitoi në fund ndaj Danimarkës 2:0, në ndeshjen e 1/8 së finales së Kampionatit Evropian dhe avancoi në çerekfinale.

Fillimisht, ndeshja u ndërpre për disa minuta për shkak të stuhive të mëdha e të reshurave të mëdha të shiut. 

Ndërprerje pati edhe gjatë rishikimit të situatave në VAR. 

Por, derisa ndeshja po shkonte drejt fundit, gjyqtari Michael Oliver, u detyrua ta shtynte për disa minuta lojën, pasi një person i maskuar ishte ngjitur në çatinë e stadiumit të Dortmundit. 

Nuk janë dhënë detaje për ngjitjen e tij, por ai ka ecur i vetëm në lartësi të madhe, kurse tifozët kërkonin zbritjen e tij. 21-vjeçari është arrestuar më pas nga Policia gjermane. 

UEFA ka dhënë kritika për sigurinë në stadiumet gjermane, sidomos për ndeshjen Portugalia – Turqia, kur në fushë kanë hyrë gjashtë persona.