Paul Pogba ka thënë se dëshiron të luajë sërish për Juventusin, dhe ka refuzuar oferta të majme për të qenë pjesë e “zonjës së vjetër”.
Ai në intervistën e dhënë të enjten për “Sky Sport”, ka thënë se e ka refuzuar edhe Manchester Cityn.
31-vjeçari foli për herën e parë pas suspendimit katërvjeçar, dënim i cili u zbrit më pas në 18 muaj.
Ai kishte probleme me testin e dopingut dhe për këtë mori dënim të rëndë.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka thënë se dëshiron të kthehet te përfaqësuesja franceze.
“Dua të luaj për Juventusin sërish. Jam i gatshëm që ta ulë edhe pagën për të qëndruar te Juve. Do të flas me trajnerin Thiago Motta. Dua t’ia demonstroj se mund të jem lojtar i madh sërish”, ka deklaruar ndër të tjera Pogba.