Futboll

Pochettino pëson disfatën e parë me SHBA-në

Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino e ka pësuar disfatën e parë në krye të Përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Të martën pas mesnate, Pochettino dhe SHBA-ja u mposhtën nga Meksika në ndeshje miqësore, me rezultatin 2:0. 

Ish-trajneri i Chelseat, 52-vjeçari Pochettino, fitoi 2:0 ndaj Panamasë në debutim të dielën. 

Sulmuesi i Fulhamit, Rual Jimenez, realizoi për mrekulli nga gjuajtja e lirë, ndërsa golin e dytë e shënoi Cesar Huerta. 

Për Meksikën ishte fitorja e parë ndaj SHBA-së pas ecurisë prej shtatë ndeshjeve pa fitore. 

Në këtë ballafaqim u përshëndet edhe futbollisti me më së shumti paraqitje te Meksika, Andres Guardado. 

Guardado ka luajtur në 182 ndeshje për meksikanët.