Futboll

Pochettino debuton me fitore te SHBA-ja

Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino ka debutuar me fitore si përzgjedhës i Shteteve të Bashkuar të Amerikës në futboll, pas fitores 2:0 ndaj Panamasë në ndeshjen e zhvilluar në Teksas, të shtunën pas mesnate. 

Mesfushori i Milanit, Yunus Musah, e shënoi golin e parë katër minuta pas pushimit, kurse zëvendësuesi Ricardo Pepi e vendosi fitoren në miqësore, me golin e minutës së 94-t.  Pochettino si trajner karrierë ka bërë te Southamptoni, Chelsea dhe Tottenhami. 

Selektor i ri i SHBA-së u bë në muajin shtator, pas largimit të Gregg Berhalterit. 

Berhalter u shkarkua në muajin korrik pasi u eliminua nga faza grupore e Kupës së Amerikës, ku SHBA-ja kishte pësuar disfatë edhe nga Panamaja. 

SHBA-ja do të jetë nikoqire e Kupës së Botës 2026, bashkë me Kanadanë dhe Meksikën.  Miqësorja e radhës e SHBA-së do të jetë kundër Meksikës të martën në Guadalajara.