Përjashtimi i Kyriani Sabbes në minutën e 16-të e ka bërë më të lehtë për Aston Villan. Epërsinë e një lojtari skuadra angleze e shfrytëzoi maksimalisht për tjetër fitore bindëse ndaj Club Brugge.
Në “Villa Park”, skuadra angleze fitoi 3:0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 6:1 kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Marco Asensio shkëlqeu me dy gola tek Aston Villa. Ai realizoi në minutën e 50-të dhe të 61-të.
Gol tjetër për Villan shënoi Ian Maatsen në minutën e 57-të.
Nuk ndalet Villa, shënon të tretin
Aston Villa nuk po ndalet në ndeshjen ndaj Club Brugge.
Për 3:0 shënoi Asensio. Për të është goli i dytë.
Aston Villa mund të bëhet gati për çerekfinale, shënon golin e dytë
Aston Villa po udhëheq 2:0 ndaj Club Brugge.
Golin e dytë e shënoi Ian Maatsen në minutën e 57-të.
Villa tani udhëheq 5:1 në rezultatin e përgjithshëm.
Aston Villa në epërsi ndaj Club Brugge
Aston Villa i është afruar çerekfinales së Championsit.
Në ndeshjen e kthimit të një të tetës së finales, Villa kaloi në epërsi 1:0 ndaj Club Brugge.
Për 1:0 shënoi Marco Asensio në minutën e 50-të.
Skuadra angleze është me një lojtar më shumë në fushë.
Pjesa e parë e Aston Villa – Club Brugge mbyllet baras
Aston Villa dhe Club Brugge kanë barazuar pas pjesës së parë pa gola, në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales së Championsit.
Aston Villa ndeshjen e parë në Belgjikë e fitoi 3:1.
Te mysafirët në minutën e 17-të direkt me të kuq të mërkurën mbrëma u përjashtua mbrojtësi Kyriani Sabbe dhe ia ka vështirësuar punët edhe më shumë shokëve të skuadrës.
Ardon Jashari po luan titullar te skuadra belge.