Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Nico Williams, ishte futbollisti më i kërkuar në afatin kalimtar të verës. Pas paraqitjeve të mira që i pati në “Euro 2024”, shumë skuadra evropiane kërkuan që t’i sigurojnë shërbimet e Williamsit.
Ish-legjenda e futbollit francez, Emmanuel Petit, në një intervistë për “Instant Casino”, ka deklaruar se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ëndërronte transferimin e Williamsit.
“Blerja e Raheem Sterlingut ishte e detyrueshme. E di që Mikel Arteta ëndërronte Nico Williamsin”, ka thënë Petit.
Spanjolli Williams vendosi të qëndronte të paktën deri në fund sezonit tek Athletic Bilbao.
22-vjeçari Williams këtë edicion në të gjitha garat ka realizuar dy gola dhe ka bërë dy asistime.