Futboll

Pesë të arrestuar nën dyshimin se e kërcënuan kryetarin e FSHF-së

Armand Duka

Pesë persona janë arrestuar në Shqipëri të shtunën nën dyshimin se e kanë kërcënuar nëpërmjet mesazheve telefonike kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Siç ka raportuar “Top-Channel”, të arrestuarit janë presidenti, drejtori dhe përfaqësues të klubit të futbollit, Ilira.

Pas hetimeve të para, pos pesë të arrestuarve dy të tjerë janë lënë të lirë.

Ata dyshohen për veprën “kanosja për shkak të detyrës”.