I ardhur me shumë bujë gjatë verës, Romeo Lavia nuk ka mundur të shkëlqejë në sezonin e parë te Chelsea.
Klubi londinez ka konfirmuar se mesfushori defensiv e ka humbur sezonin 2023/24.
20-vjeçari ka debutuar me Chelsean tek në dhjetor kundër Crystal Palace, pas rikthimit nga lëndimi. Në këtë ndeshje, Lavia u lëndua sërish.
Problemet në kofshë, sipas njoftimit të Chelseat, kanë pamundësuar që Lavia të jetë në fushë sërish këtë sezon.
Lavia u transferua te Chelsea për 60 milionë euro nga Southamptoni në gusht.