Përfaqësuesja e Skocisë e ka ndalur në barazim pa gola Portugalinë të martën në mbrëmje. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin 1 të Ligës A të Ligës së Kombeve. Portugalia i kishte 15 goditje në portë por që nuk i konkretizoi.
Ndërsa Skocia kishte vetëm katër goditje. Posedimi i topit ishte në anën e Portugalisë.
Portugalia është në pozitën e parë me dhjetë pikë. Skocia është e fundit me një pikë.