Futboll

Përfundon pa fitues derbi Milan – Juventus

Milan

Ka përfunduar pa gola derbi ndërmjet Milanit dhe Juventusit. 

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së 13-të të Serie A. 

Juventusi kishte më shumë posedimin e topit. 

Të dyja skuadrat kishte disa raste shënimi, por që nuk arritën t’i konkretizojnë. 

Juventusi ka 25 pikë dhe është në vendin e gjashtë në tabelë. 

Milani ka 19 pikë dhe është në mesin e tabelës. 

Juventusi ndeshjen e radhës në Serie A e ka ndaj Lecces më 1 dhjetor. 

Milani më 30 nëntor luan me Empolin.