Futboll

Përfundon pa fitues derbi i Madridit

Real Madrid - Atletico Madrid

Ka përfunduar me rezultat baras 1:1 ndeshja ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit. Ndeshja i takoi xhiros së tetë të La Ligas. Reali ishte duke fituar me rezultatin 1:0 deri në minutën e 95-të me golin që e shënoi qendërmbrojtësi brazilian Eder Militao në minutën e 64-të.

Por Atletico i barazoi shifrat në minutën e 95-të me golin e Angel Correas. Te Atletico në minutën e 98-të, Marcos Llorente u ndëshkua me karton të kuq. Në pjesën e dytë, ndeshja u ndërpre për 20 minuta për shkak të hedhjeve të gjësendeve në fushë nga tifozët vendas. Reali është në vendin e dytë me 18 pikë. Lider në tabelë është Barcelona me 21 pikë. Atletico është në pozitën e tretë me 15 pikë.


Rifillon ndeshja Atletico Madrid – Real Madrid

Ka filluar ndeshja ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit. Ndeshja është ndërprerë rreth 20 minutave për shkak të hedhjeve të gjësendeve në fushë nga tifozët vendas.

Reali është duke fituar me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm deri më tani e ka shënuar mbrojtësi brazilian Eder Militao në minutën e 64-të.


Ndërpritet ndeshja Atletico Madrid – Real Madrid

Ndeshja ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit është ndërprerë për shkak të hedhjeve të gjësendeve në fushë nga tifozët vendas.

Arbitri kryesor i ndeshjes i ka dërguar të dyja skuadrat në dhomat e veshjes.

Reali është duke fituar me rezultatin 1:0. Golin e vetëm deri më tani e ka shënuar mbrojtësi brazilian Eder Militao në minutën e 64-të.