Futboll

Përfundon baras ndeshja në “Fadil Vokrri”

Ferizaj

Skuadra e Ferizajt luajti ndaj Prishtinës më shumë se 60 minuta me një lojtar më shumë në fushë.

Por, Ferizaj, nuk shfrytëzoi epërsinë numerike në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Philippe Boueye i Prishtinës u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 25-të, në ndeshjen që përfundoi baras 0:0. Ndeshja Prishtina – Ferizaj i takoi xhiros së 30-të të Superligës në futboll.

Ferizaj mbetet në vendin e katërt me 42 pikë dhe pesë pikë prapa Malishevës që aktualisht është në zonën që siguron paraqitjen në kualifikimet e Ligës së Konferencës. Prishtina është në vendin e pestë me 39 pikë.