Futboll

Përfundojnë baras pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës

superliga

Ndeshjet e para të stinorit pranveror në elitën e futbollit të Kosovës po luhen në Suharekë e në Gjilan. 

Por, pjesët e para të të dyja ndeshjeve, Ballkani – Dukagjini dhe Drita – Malisheva, janë mbyllur pa gola. 

Ballkanit në stadiumin e qytetit në Suharekë iu anulua një gol për pozitë jashtë loje në pjesën e parë. 

Një gol iu anulua edhe Dritës në ndeshjen që po zhvillohet në terrenin me bar sintetik në Gjilan. 

Këto ballafaqime i takojnë xhiros së 19-të të Superligës.