Sulmuesi i Aston Villas, Marcus Rashford, mund ta përfundojë para kohe edicionin.
“BBC” ka raportuar të hënën se anglezi Rashford ka një lëndim në muskujt e kofshës dhe me shumë gjasa nuk do të mund t’i ndihmojë Villas në ndeshjet e mbetura në Premier League.
Deri në fund të edicionit kanë mbetur edhe katër xhiro.
Rashfordi i mungoi Aston Villas të shtunën në gjysmëfinalen e Kupës FA ndaj Crystal Palace.
Do të bëhen teste shtesë për të kuptuar shkallën e lëndimit. 27-vjeçari Rashford është i huazuar tek Aston Villa deri në verë nga Manchester Unitedi.
Këtë edicion në 41 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar 11 gola dhe ka bërë nëntë asistime.