Futboll

Për finale të Kupës, biletat shiten vetëm në lindje

Rexhep Rexhepi

Biletat për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në futboll do të dalin në shitje të mërkurën nga ora 10:00, ka njoftuar të martën mbrëma Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Shikuesit do të kenë mundësi të blejnë bileta vetëm për tribunën e lindjes.

Një biletë kushton 5 euro, ndërsa tribunat jug dhe veri janë të rezervuara për tifozët e ekipeve finaliste, Ballkanit dhe Prishtinës.