Ish-ylli i Serie A të Italisë, Kevin Strotman, ka njoftuar për pensionimin nga futbolli aktiv të premten në rrjetet sociale.
Ai ka shkruar se karrierës një ditë i vjen fundi.
34-vjeçari shpërndau një fotografi me fytyrën e tij dhe me logot e të gjitha klubet ku ai ka bërë karrierë.
“Karrierës i vjen fund. Faleminderit futboll”, ka shkruar Strootman.
Strootman për disa edicione luajti në Itali, për skuadrat si Roma, Genoa e Cagliari.
Kontrata e tij me Genoan skadoi në qershor të vitit 2024.
Strootman luajti në 157 ndeshje në Serie A. Realizoi dhjetë gola dhe kontribuoi me 22 asistime.