Futboll

Asgjë nga rikthimi i madh, Arsenali fiton sërish dhe kalon në gjysmëfinale

Arsenal

Te Real Madridi dhe te tifozët e kësaj skuadre kanë besuar shumë në përmbysjen e rezultatit nga ndeshja e parë me Arsenalin.

Por rikthimi i madh nuk ishte as afër. Madje nuk kishte as shenja të një rikthimi.

Të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi pësoi nga Arsenali me rezultatin 2:1. Dhe kështu Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultatin e përgjithshëm 5:1.

Londinezët kishin fituar 3:0 në “Emirates”.

Arsenali në gjysmëfinale do të përballet me PSG-në, ndërsa Liga e Kampionëve do të ketë fitues të ri.

Kampion i edicionit të kaluar ishte Real Madridi.

Ndeshja e së mërkurës mbrëma kishte disa episode interesante.

Në minutën e 13-të, Bukayo Saka humbi penallti për Arsenalin. Ai gjuajti plogësht, në stilin “panenka”, por Thibaut Courtois priti goditjen e tij.

Nuk vonoi shumë dhe u dha penallti për Real Madridin. Penalltia u akordua për kapje ndaj Kylian Mbappes. Pas rishikimit prej katër minutash të situatës në VAR, penalltia u anulua nga arbitri.

Pjesa e parë nuk dha gola.

Në minutën e 65-të Bukayo Saka shënoi për 1:0 në të mirë të Arsenalit. Ai finalizoi bukur.

Menjëherë në minutën e 67-të Vinicius Junior shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Arsenalit dhe shënoi për 1:1. 

Kur pritej që ndeshja të përfundonte 1:1, Gabriel Martinelli shënoi për fitoren 2:1 të Arsenalit. Ai realizoi në minutën e tretë shtesë për fund të qetë të ndeshjes në stadiumin ikonik të Madridit.


Arsenali në epërsi në Santiago Bernabeu

Arsenali është duke fituar 2:1 në Santiago Bernabeu ndaj Real Madridit.

Gabriel Martinelli shënoi në minutën e 93-të.


Barazon Real Madridi

Real Madridi ka shënuar për 1:1 menjëherë në minutën e 67-të. 

Vinicius Junior është realizator.


Shuhen shpresat e madrilenëve, Arsenali në epërsi

Shpresat e Real Madridit për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Arsenalit, morën goditje të madhe.

Arsenali ka kaluar në epërsi 1:0 në “Santiago Bernabeu”. 

Bukayo Saka shënoi në minutën e 65-të.


Dramë në “Bernabeu”, por jo edhe gola

Një penallti e humbur dhe një penallti e dhënë e më pas e anuluar, kanë shënuar pjesën e parë të ndeshjes Real Madrid – Arsenal.

Pas pjesës së parë rezultati është 0:0. Arsenali ka epërsi 3:0 nga ndeshja e parë.

Në minutën e 13-të, Bukayo Saka gjuajti nga pika e bardhë, por Thibaut Courtois e priti gjuajtjen e tij të zbehtë.

Më pas u dha penallti për Real Madridin, për kapje ndaj Kylian Mbappes. Por pas katër minutash të rishikimit të situatës në VAR, arbitri vendosi që nuk kishte ndërhyrje të palejuar në sulmuesin francez.

Madridin e pret punë shumë e vështirë në tentim për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë.


Anulohet penalltia

Është anuluar penalltia e dhënë për Real Madridin. 

Vendimin e mori arbitri pas rishikimit të VAR-it. 

U sinjalizua për ofsjad.

VAR-i e rishikoi rastin për rreth pesë minuta.


Penallti, tani për Madridin

Real Madridi ka fituar penallti në minutën e 23-të të ndeshjes me Arsenalin. 

Declan Rice e pengoi në zonë Kylian Mbappen.


Pret Courtois, “shpërthen” stadiumi në Madrid

Bukayo Saka gjuajti nga pika e bardhë, por Thibaut Courtois ndali gjuajtjen e tij në minutën e 13-të.

Kështu rezultati në ndeshjen Real Madrid – Arsenal mbetet 0:0.

Saka provoi me “panenkë”, por gjuajti plogësht.

Penalltia u dha përmes VAR-it, për kapje të Raul Asencios ndaj Merinos.


Penallti për Arsenalin

Arsenali ka fituar penallti në ndeshjen ndaj Real Madridit. 

Penalltia u dha në minutën e 11-të pas rishikimit të VAR-it.