Futboll

Pefqeli më i miri i javës së 12-të

Mergim Pefqeli

Futbollisti Mërgim Pefqeli i Dukagjinit e ka fituar epitetin e lojtarit më të mirë të javës së 12-të të Superligës së Kosovës. 

Pefqeli shënoi një gol dhe u vlerësua prej më të mirëve në fitoren e Dukagjinit ndaj Gjilanit me rezultatin 2:1.

“Kemi pasur një ecuri të mirë në 4 ndeshjet e fundit. Ka qenë një punë e stafit teknik që në këto 4 ndeshje të fitojmë pikët. Ka qenë çdo lojtar në çdo repart shumë kompakt. Në fillim të kampionatit kemi pasur shumë prurje, dhe me punën e stafit dhe punën e trajnerit Ismet Munishi, kemi arritur të komponohemi shumë mirë. Tashmë jemi më afër daljes në Evropë, me më shumë pikë se sa zonat e rrezikshme, dhe shpresoj që do të vazhdojmë performancën e tillë. Falenderoj shokët e skuadrës, stafin dhe në veçanti kryetrajnerin Munishi, sepse pa ta nuk do të shpallesha më i miri i xhiros”, ka thënë Pefqeli për faqen zyrtare të FFK-së.