Futboll

Pas humbjes 9:2 nga Bayerni, Dinamo ndahet me trajner

Serkgej Jakiroviq & Arbër Hoxha

Sergej Jakiroviq & Arbër Hoxha

Sergej Jakiroviq më nuk është trajner i kampiones kroate, Dinamo Zagreb.

Klubi i madh kroat i futbollit ka njoftuar të enjten se me marrëveshje të dyanshme është ndarë me Jakiroviqin. Vendimi erdhi pas humbjes 9:2 të Dinamos nga Bayerni në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve.

Deri në zgjedhjen e trajnerit të ri, Dinamon do ta drejtojë Sandro Perkoviq.

Në 60 ndeshje me Jakiroviqin, Dinamo i shënoi 41 fitore, i kishte nëntë barazime dhe i pësoi 10 humbje.

Te Dinamo janë Arijan Ademi e Arbër Hoxha.