Futboll

Pas dështimit në “Champions”, Arsenali kthehet lider në Premier League

Arsenal

Arsenali është rikthyer në krye të tabelës në Premier Leaguen angleze, pasi ka mposhtur Wolvesin si mysafir në xhiron e 34-t të shtunën.

Golin e parë për “Topçinjtë” në fitoren 2:0 e shënoi Leandro Trossard në minutën e fundit të pjesës së parë. E në fund të ndeshjes realizoi edhe Martin Odegaard.

Arsenali mori kreun në tabelë, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund. Ekipi i Mikel Artetas i ka 74 pikë të tubuara, një më shumë se Manchester City dhe tri më shumë se Liverpooli që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Fitorja e Arsenalit vjen pak ditë pas eliminimit në Ligën e Kampionëve nga Bayerni.