Partizani të enjten mbrëma u mposht në udhëtim tek Iberia me rezultatin 2:0.
Gjeorgjianët në minutën e 31-të e shënuan golin e parë me Shota Nonikashvili, ndërsa Cheikne Sylla, e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Nga minuta e 47-të, Partizani luajti me një futbollist më pak pas përjashtimit të Arinaldo Rrapajt, që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Avancimin tutje, skuadra e Superiores së Shqipërisë do ta kërkojë pas një jave.