Skuadrës së Paris Saint-Germainit i duhet vetëm një barazim për t’u shpallur kampion në Ligue 1 të Francës. Parisi këtë mund ta bëjë të shtunën.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Luis Enrique të shtunën nga ora 17:00 e pret Angersin, në kuadër të javës së 28-të.
Parisi nuk di për humbje këtë edicion në kampionatin francez. Ka 22 fitore dhe pesë barazime. Është lider me 71 pikë.
Angersi ka 27 pikë në vendin e 14-t.
Në rast të triumfit ndaj Angersit, Parisi do ta fitonte titullin e 13-të të kampionit në Francë. Parisi është edhe në finale të Kupës së Francës. Më 24 mars takohet me Reimsin. E ka fituar edhe Superkupën e Francës duke e mposhtur Monacon.
Skuadra parisienë është edhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Do të përballet me Aston Villan.
Ndeshje interesante këtë fundjavë është edhe ajo ndërmjet Lyonit dhe Lillet.
Zhvillohet të shtunën nga ora 21:05.
Lille ka 47 pikë në vendin e pestë. Lyoni ka dy pikë më pak dhe renditet në pozitën e shtatë.