Futboll

Parisi para fitores së re

PSG

Në Ligën e Kampionëve po ka telashe, por Paris Saint-Germaini po shkon drejt titullit të ri në Francë. Fitoren e radhës në kuadër të Ligue 1, Parisi e pret të shtunën nga ora 21:00.

Në kuadër të xhiros së 13-të, Parisi e pret Nantesin.

PSG-ja është lidere me 32 pikë nga 12 ndeshje. Monaco është e dyta me 26 pikë, ndërsa Marseille mban vendin e tretë me 23 pikë.

Nantesi është i 16-ti me 10 pikë, sa i ka edhe Angersi në vendin e parafundit.

Skuadra e Edon Zhegrovës, Lille, të dielën nga ora 15:00 takohet në udhëtim me Montpellierin. Montpellieri është i fundit me vetëm shtatë pikë.