Futboll

Parisi fiton me autogol të minutës së 90-të

Parisi fiton me autogol të minutës së 90-të

Paris Saint-Germaini është dashur të pres deri në minutën e 90-të për të shënuar gol ndaj Gironas. Në fakt ishte autogol që në fund doli vendimtar. Nuno Mendes shpërtheu në krahun e majtë. Nisi një top në drejtim të portës së Gironas. Portieri Paulo Gazzaniga në tentim për ta larguar topin e dërgoi atë në rrjetën e tij. 

Fillimisht goli iu numërua Mendesit, por më pas UEFA e evidentoi si autogol të Gazzanigas. 

Parisi fitoi 1:0 ndaj Gironas, të mërkurën mbrëma në “Parkun e Princave”. Ndeshja i takoi xhiros së parë të fazës së ligës në Champions.

Parisi është vlerësuar favorit i madh ndaj skuadrës spanjolle, por te fitorja erdhi me shumë vështirësi. 

Parisienët kanë dominuar në fushë. Topin e kishin në 61 për qind të kohës, ndërsa i kanë krijuar plot 25 raste për gol. Spanjollët i kishin vetëm tri raste. 

Në fund dallimi u bë nga një autogol i portierit që gjatë ndeshjes bëri pritje të shumta.


Parisi nuk thyen Gironan në pjesën e parë

Pa gola ka përfunduar edhe pjesa e parë e ndeshjes mes PSG-së dhe Gironas. 

Skuadra franceze ka dominuar në fushë, por  pa realizuar. Parisi i kishte gjashtë raste, ndërsa skuadra spanjolle asnjë.

Ndeshja në “Parkun e Princave” i takon xhiros së parë të  fazës së ligës në Champions.