Futboll

Palmeri shkëlqen në fitoren e Chelseat

Cole Palmer

Mesfushori anglez, Cole Palmer ka shkëlqyer në fitoren e Chelseat ndaj Brightonit me rezultatin 4:2. Ndeshja u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së gjashtë të Premier Leagues.

Palmer i realizoi katër golat e Chelseat në pjesën e parë. Palmer tashmë ka hyrë në histori të Premier Leagues. Ai është bërë futbollisti i parë që shënon katër gola në pjesën e parë të një ndeshjeje në Premier League.

Palmer golat i shënoi në minutat 21-të, 28-të, 31-të dhe 41-të.

Dy golat e Brightonit i shënuan Georginio Rutter në minutën e shtatë dhe Carlos Baleba në minutën e 34-të.

Reprezentuesi anglez këtë edicion në gjashtë ndeshje të zhvilluara ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me katër asistime.

Chelsea ka 13 pikë të fituara dhe renditet në pjesën e epërme të tabelës. Brightoni ka nëntë pikë dhe është në mesin e tabelës.