Futboll

Palmer në dyshim për ndeshjen ndaj Arsenalit

Cole Palmer

Mesfushori i Chelseat, Cole Palmer, është në dyshim për t’u paraqitur për ndeshjen ndaj Arsenalit.

Chelsea dhe Arsenali takohen të dielën nga ora 17:30 në kuadër të javës së 11-të të kampionatit anglez.

Palmer i mungoi Chelseat të enjten në ndeshjen e Ligës së Konferencës ndaj skuadrës Noah për shkak të një lëndimi në gju.

22-vjeçari i ka munguar Chelseat gjithë javën në seancat stërvitore.

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, shpreson që Palmeri mund të jetë i gatshëm për ndeshjen derbi.

“Cole po përmirësohet, por për shkak se ai mund të ecë dhe të hajë darkë nuk do të thotë se është plotësisht në formë. Ai po përmirësohet dhe ne kemi ende dy ditë për ta përgatitur ndeshjen. Shpresojmë që Palmeri të paktën të shtunën të stërvitet dhe pastaj do të marrim një vendim”, ka thënë Maresca, shkruan të premten “Reuters”.